27-07-2024

Skenat si në filma në Rahovec, prokuroria merr vendim për katër persona (Pamje)

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Gjakovë është mësuar se lidhur me këtë rast janë arrestuar katër persona.

‘’Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i’u caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj katër të pandehurve ndaj Abedin Hasanit, Qlirim Muharremi, Bashkim dhe Besnik Duraku për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të vrasjes të mbetur ne tentativë dhe mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së djeshme ekipa e Indeksonline ka vizituar familjen Duraku, ku njëri nga familjarët e familjës Duraku ka rrëfyer se si ka ndodhur rasti.

Vëllai i tyre Selamiu ka treguar se sulmuesit kanë gjuajtur në drejtim të shtëpisë mbi 40 minuta

Vendimin i Gjykatës Themelore të Gjakovës e gjeni këtu ./Indeksonline

 

Asnjë koment

Comments are closed.