27-07-2024

I shkoi në takim Naim Tërnavës, sqarohet Duda Balje

Kryetarja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut, Duda Balje i ka shkuar dje në takim kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim TërnavaKy takim ka nxitur reagime, sakaq ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka kërkuar arrestimin e saj.

Për këtë takim ka ardhur një sqarim i fundit nga deputetja Balje.

“Me rastin e vizitës sime në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe Miftiut Naim Tërnava.
Çdo vit, disa ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, vizitat e këtij lloji janë normale dhe të rregullta.
Unë nuk kam shkuar në mbledhje në emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, as si Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe as me anëtarët e këtij komisioni dhe as nuk jam politikani i parë që e kam vizituar atë institucion.
Unë nuk mund të ndikoj në mendimin e myftiut dhe të bashkësisë islame për ligjet aktuale, as nuk mund ta formoj apo ndryshoj atë, as nuk jam përgjegjës për të, ashtu siç nuk mund të ndikojnë ata në timin.
Unë kam deklaruar qëndrimin tim për këto ligje, mirëpo këto ligje nuk kanë qenë temë e vizitës te myftiu shkruan Balje në sqarim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.