24-11-2024

Skulptori që e skaliti historinë e Leotrimit të vrarë në luftë: S’mjafton historia të shkruhet në libra, duhet edhe në vepra arti

Skulptori i njohur kosovar, Sabri Behramaj, që ka punuar skulpturën e shtatëvjeçarit të vrarë në luftë, Leotrim Ahmeti, ka treguar frymëzimin për ta bërë këtë skulpturë.

Ai ka deklaruar se historia e shkruar në libra është e pamjaftueshme dhe se nevojiten edhe vepra arti si kjo e Leutrimit. Ka thënë se rrëfimi i nënës së Leutrimit, ka qenë e vështirë.

“Vërtet ka qenë shumë e vështire, ka qenë përjetim shumë i rëndë kur e kam dëgjuar rrëfimin e nenës së vetë edhe bashkëbisedimin e saj me fëmijët e vetë duke u mundur që t’ia shpëtoj jetën duke treguar Leotrimi se çfarë probleme ka. Ajo ka qenë shumë prekëse për mua dhe unë vendosa t’ia dedikoj një vepër Letorimit dhe të tregojmë përmes skulpturës ngjarjen e Leotrimit dhe ‘Leotrimave’ të tjerë”, u shpreh ai.

“Këto janë shumë të rëndësishme, nuk mjafton historia të shkruhet vetëm në libra por të këtë edhe në vepra arti. Kjo e ka rendësin e vetë. Dhe mund ta shohin edhe përmes rrjeteve sociale se çfarë ndikimi ka pasur tek masa si është mirëpritur skulptura që i dedikohet Leotrimit. Ka bërë një ringjallje të historisë, sepse vetëm filluan qe të harrohen disa gjëra”, deklaroi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.