23-11-2024

“Sofra gurbetçare” rast për tradita dhe takim mes mërgimtarëve nga Zhuri (Foto)

Koncerti “Sofra gurbetçare” mbrëmë ka mbledhur në Zhur të Prizrenit bashkatdhetarët, të cilët pos tjerash përveç përjetimit të programit artistik, kanë pasur rastin të takohen edhe shokë e miq të këtushëm dhe ata të shpërndarë në vende të ndryshme, shkruan ‘Gazeta e Prizrenit’

Veçori ishte shtruarja e sofrës me gatime tradicionale, në respektim të mërgimtarëve, një aktivitet ky simbolik, karshi kontributit që kanë dhënë mërgimtarët para, gjatë dhe pas luftës për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Në programin e mbajtur në mjedis të hapur mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporiti, Kujtim Gashi, mori pjesë në  aktivitetin “Sofra e Gurbetqarëve” të organizuar nga Ansambli “Emin Duraku” aktivitet ky i cili, mbështete financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas drejtorit artistik të këtij koncerti, Hajdar Elezkurtajt, kjo ngjarje përkoi me rastin e shënimit të 70 vjetorit të AKV “ Emin Duraku”.

Ministri Gashi e vlerësoi si mbrëmje të mrekullueshme kulturore. “Sofra Gurbetqare” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë”, tha ai.

Featured Image

“Në kuadër të aktivitetit të organizuar në nderim të Mërgatës, shpërndava edhe mirënjohje për individë që kanë kontribuuar për zhvillimin e kulturës së Kosovës në vendet e Mërgatës ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë”, tha ministri Gashi.

Fotografia e Kujtim Gashi

Tutje Gashi tha se në “MKRS po angazhohemi  vazhdimisht që organizimet e mirëfillta kulturore të kenë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme ashtu që bashkatdhetarët dhe qytetarët e Kosovës të kenë se çfarë të shohin e dëgjojnë dhe si ministër ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për këtë”.

Kjo ngjarje kulturore sipas organizatorëve, në të ardhmen pritet të jetë tradicionale. /GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Kujtim Gashi

Asnjë koment

Comments are closed.