26-04-2024

Sonte dueli Albon Përvizaj VS Alain Banongo, ja linku ku mund ta shihni

Boksieri prizrenas, që jeton në Gjermani, Albon Përvizaj, sonte do të ndeshet me boksierin Alain Banongo, në duelin që do të fillojë në orën 20:00 në qytetin Struer të Danimarkës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Dueli pritet të jetë mjaft interesant, pasi të dy boksierët nuk kanë humbje.

Njëri nga menaxherët e Albonit, Alajdin Përvizaj, sapo tha për portalin “GazetaePrizrenit.net” se Alboni tashmë ndodhet në kabinën e përgatitjes për takimin prej të cilit pret fitore, pasi ka bërë përgatitjet e nevojshme dhe është në disponim.

“Për ta parë takimin, pos shqiptarëve dhe adhuruesve të boksit në Danimarkë, për atje kanë udhëtuar edhe rreth 400 shqiptarë”, tha ai.

Ndërkohë, që në prag të fillimit të duelit nëpër rrjete sociale tashmë janë postuar shumë komente dhe mesazhe përkrahëse, duke i uruar dhe njëkohësisht duke kërkuar fitore nga Alboni. Një numër i këtyre mesazheve janë nga prizrenasit, të cilët jetojnë anekënd botës, përfshirë edhe ata nga Hasi, prej nga e ka edhe prejardhjen Përvizaj. /GazetaePrizrenit.net/

Linqet:

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkampionetshqiptare%2Fvideos%2F362728317885699%2F&show_text=0&width=267″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

https://tv.sport1.de/mobile/player/player.php?id=s111452&fbclid=IwAR17YzGoBs9GaKt5mBA5z5MmSbo4jPaOkPOUhAh9taNOEQty8xpfKl0owSA

https://tv.sport1.de/player/player.php?id=s111452

Fotografia e Kampionët Shqiptarë

Asnjë koment

Comments are closed.