27-07-2024

Sonte finalja e Ligës Unike, Golden Eagle – Ylli ballafaqohet me Trepçën

Sot zhvillohet finalja e “Final 8” në Ligën Unike, ku do të përballen Trepça e Golden Eagle Ylli. 

Për të arritur në finale, Golden Eagle Ylli fillimisht eliminoi Tiranën, e pastaj edhe kampionin e Kosovës, KB Pejën.

 

Në anën tjetër, Trepça mposhti skuadrën e Kamzës, e pastaj në gjysmëfinale shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Sikur çdo ndeshje e ”Final 8” edhe kjo do të zhvillohet në Vlorë, me fillim nga ora 19:00. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Moment për Florian Markun, boksieri shqiptar sonte rikthehet në ring

Asnjë koment

Comments are closed.