27-07-2024

Moment për Florian Markun, boksieri shqiptar sonte rikthehet në ring

Florian Marku do të rikthehet sonte në ring. Boksieri shqiptar do të luftojë kundër anglezit,Chris Kongo.

Ky meç do të zhvillohet sonte më 31 mars, në “O2 Arena” të Londrës.

Meçi pritet të fillojë nga ora 19:00.

Boksieri nga Lushnja, gjatë karrierës së tij nuk ka asnjë humbje – me 14 meçe të zhvilluara, ai fitoi 13 herë dhe një barazim.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kurse kundërshtari i tij nga Britania e Madhe, ka zhvilluar 16 meçe profesionale, ka fituar 14 herë dhe dy herë është mposhtur./IndeksOnline/

Lexo edhe:

Sonte finalja e Ligës Unike, Golden Eagle – Ylli ballafaqohet me Trepçën

Asnjë koment

Comments are closed.