30-05-2024

Sonte, Kosova kërkon fitoren e parë të kualifikimeve për EURO 2024

Kosova ka udhëtuar drejt Andorrës ku do të duelojë sonte ndaj tyre në kuadër të kualifikime të EURO 2024.

‘Dardanët’ tashmë mbesin pa ndonjë shpresë për kualifikim tutje, pas humbjes së fundmi nga Rumania në muajin e kaluar, raporton Sinjali Sporti.

Kosova dhe Andorra janë dy skuadrat e vetme që ende nuk e kanë shijuar fitoren përgjatë këtyre kualifikimeve në grup, me ‘Dardanët’ të cilët ndodhen të parafundit në tabelë me 4 pikë, dhe Andorra si e fundit me 2 pikë.

Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara në grupin I, Kosova ka katër barazime dhe dy humbje, andaj sonte ata do të kërkojnë fitoren e parë në këtë cikël garash.

Ndërkohë, tabelës i prin Zvicra me 14 pikë, e ndjekur nga Rumania me 12 dhe Izraeli me 11, teksa Bjellorusia dhe Kosova qëndrojnë të dyja në kuotën e njëjtë të pikëve – me nga 4.

Dueli tjetër i këtij muaji, i paraparë të zhvillohej pas tre ditësh ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri” tashmë zyrtarisht është shtyrë për një datë tjetër, pas situatës së fundit të tensionuar atje./FO

Asnjë koment

Comments are closed.