24-11-2024

Sonte ndërrohet ora

Në orët e para të së dielës, që i bie të jetë e diela e fundit e marsit, akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para.

Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00.

Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit.

Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike.

Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë pas.

Asnjë koment

Comments are closed.