25-11-2024

Sot bëhet përurimi i Shtëpisë së Pleqve në Suharekë – marrin pjesë edhe liderët shtetëror

Sot  përurohet Shtëpia e Pleqve në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Ky projekt gjigant ka qenë nismë e Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” që është mbështetur fuqishëm nga Komuna e Suharekës.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë edhe liderë të shtetit dhe fytyra të njohura publike.

Ky projekt kishte filluar të ndërtohej dy vite më parë dhe i gjithë ndërtimi ka kushtuar mbi 2 milionë euro. /Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.