08-09-2024

Sot ditëlindja e ADEM JASHARIT, Kryeministri Rama: Iku nga kjo botë duke e lënë trupin si një monument të shtrirë

Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 68 vite më parë ka lindur edhe heroi Adem Jashari.
Kryeministri Edi Rama ka kujtuar ditën e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit❤️🖤”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.

 

Asnjë koment

Comments are closed.