Sot dy ndeshje në Superligën e Basketbollit, Bashkimit pret Borën
Superliga e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante
Derbi i kësaj xhiro është mes skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje.
Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.
Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës.
Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.