Sot, dy ndeshje tjera interesante në Superligë, Malisheva mysafire
Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe sot me dy përballje mjaft interesante.
Në Klinë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapit.
Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina kërkon me patjetër fitoren për të mbetur fuqishëm në garë për titull kampioni dhe një gabim sot do t’i kushtonte shumë.
Në anën tjetër, klinasit kërkojnë pikë për t’i ikur edhe më shumë zonës së barazhit.
E duel tjetër interesant do të zhvillohet në Lipjan, ku Fushë Kosova e pret Malishevën.
Malisheva ende nuk është dorëzuar për pozitën e tretë në tabelë që dërgon në gara evropiane dhe e kërkon me ngulm fitoren sot.
Në anën tjetër, Fushë Kosova tashmë është pothuajse pa gjasa për mbijetesë në elitë.
Të dyja këto përballje nisin nga ora 15:00. /Gazeta Express/
Komentet
wqraai