Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes me Covid-19, prej të cilave 6 në rajonin e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit me dy të vdekur sot radhitet e treta për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit.
Dy raste të tjera janë nga Malisheva, një nga Suhareka dhe një nga Dragashi.
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë bërë 7.384 testime, prej të cilëve 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. /GazetaePrizrenit.net/