27-07-2024

Sot edhe dy ndeshjet e javës së 24-të në Superligën, Liria pret Feronikelit ’74 e Ballkani-Malisheva

Sot do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 24-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani e pret në shtëpi skuadrën e Malishevës.

Skuadra suharekase synon fitoren e cila do ti mundësonte të rimarr kreun e tabelës, pasi aktualisht renditet në vendin e dytë me 48 pikë, dy më pak se Llapi, ndërsa Malisheva është në pozitën e katërt me 41 pikë

Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin Përparim Thaçi” në Prizren, ku Liria do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74.

Skuadra prizrenase ka pasur krizë rezultatesh këtë sezon, duke u renditur e fundit në tabelë me 10 pikë, ndërsa skuadra nga Drenasi ndodhet në pozitën e shtatë, me 23 pikë.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IO

Asnjë koment

Comments are closed.