24-11-2024

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë i mësimit

Pas 30 ditësh pushim, më shumë se 345 mijë nxënës të nivelit para-universitar sot do t’u rikthehen bankave shkollore.

Gjysmë-vjetori i dytë i viti shkollor do të fillojë sipas skenarit A dhe varësisht nga gjendja me pandemi, mund të kalojë në skenarin B – mësim i kombinuar ose mësim online, si pjesë e skenarit të tretë C nga MASH.

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj, ka uruar dje nxënësit e mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë të procesit mësimor.

Ndërsa, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka bërë me dije se përkrah rifillimin e procesit mësimor më 18 janar, por kujton se nëse institucionet nuk reflektojnë, atëherë nuk e përjashtojnë grevën e përgjithshme në arsim.

SBASHK-u kërkon paga shtesë për çdo punëtor të arsimit prej 100 euro në muaj me arsyetimin se e kanë rrezikuar shëndetin duke punuar në shkolla gjatë pandemisë me koronavirus.

Kjo sindikatë po ashtu kërkon kontratë kolektive të përhershme për punëtorët e arsimit, e cila ndër tjerash, do të parashohë tri paga me rastin e pensionimit, nga një pagë jubilare dhe shujta.

Ndryshe, gjysmë-vjetori i parë i procesit mësimor përfundoi më herët se sa ishte planifikuar për shkak të gjendjes me koronavirus në vend, ndërsa pjesa e dytë e procesit mësimor pritet të përfundojë në muajin qers

Asnjë koment

Comments are closed.