24-07-2021

Sot hapet sezoni i paragllajdingut në Prizren

Hapja do të bëhet në pikënisjen e paragllajdistëve, në Cvilen, me ç’rast do të ketë edhe fjalime rasti nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përfaqësuesja nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, Donika Gashi dhe kryetari i aeruklubit Shkaba, Ardall Celina.

Projekti i Paragllajdingut është projekt i përbashkët mes Komunës së Prizrenit, PPSE Sëisscontact dhe aeroklub Shkaba, që ka për qëllim krijimin e atraksioneve të reja turistike nga fusha e turizmit malor dhe aventurier.

Hapja zyrtare do të bëhet me fillim në ora 12:00.

Asnjë koment

Comments are closed.