25-11-2024

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq dje në Suharekë

Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka vdekur mbrëmë për shkak të plagëve të marra nga një armë zjarri, ku në afërsi të shtëpisë së tij Policia ka bërë të ditur se ka gjetur një kallashnikov.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i 26-vjeçarit do të bëhet sot më datë 03 maj në ora 17:00.

Njoftojmë miq shok dashamirë që varrimi i Faton Haxhi Haxhaj bëhet 03.05.2022 në ora 17:00 niset funerali prej shtëpisë së ndjeri”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme

Vdekjen e 26-vjeçarit, Policia e ka iniciuar si “Vdekje të dyshimtë”, mirëpo Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanishme çojnë tek vetëvrasja.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se në bazë të pamjeve të kamerave, Haxhaj ka hyrë në një pjesë të shtëpisë dhe e ka marrë kallashnikovin, e më pas është drejtuar për tek shtalla, ku edhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Sipas të njëjtave burime, i riu nga Suhareka ka vendosur t’i japë fund jetës pasi që është ndarë nga e dashura e tij.

Këto dyshime mbetet të konfirmohen pas realizimit të autopsisë dhe analizimit të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes.

 

Gjithsesi, pista që aktualisht hetuesit po ndjekin është vetëvrasja e jo vrasja siç është raportuar në media më parë, thonë burimet e Sinjalit.

As familja nuk ka dyshime për vrasjen e tij e as miqtë e të ndjerit.

Pjesë e hetimit është edhe analizimi komunikimeve në telefonin e viktimës, veprime këto që pritet ta zbardhin edhe motivin e vetëvrasjes.

Rasti në Polici tashmë është hapur si hetim i vdekjes, apo vdekje e dyshimtë, por megjithatë hetuesit nuk do kufizohen vetëm në pistën e vetëvrasjes.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se trupi i pajetë i Haxhajt tashmë është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësor Ligjor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet e Policisë dhe prokurori. /GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.