Rreth 8. 300 maturantë, të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore në afatin e parë, pritet t’i nënshtrohen edhe një herë sot.
MASH-i ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij provimi sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)
Referuar DKA-së në Prizren, Provimi i Maturës do të mbahet në këto shkolla (qendra të testimit):
- “Gjon Buzuku” në Prizren
- “Remzi Ademaj” në Prizren
- “11 Marsi” në Prizren
- “Ymer Prizreni” në Prizren
- “Luciano Motroni” në Prizren
- “Qendra e Kompetencës” në Prizren
- “Q.B. Nënë Tereza” në Prizren
- “Fatmir Berisha” në Prizren
- “Fadil Hisari” në Prizren
Provimi i maturës është dashur të mbahej në korrik, por ishte shtyrë për gusht nga Ministria e Arsimit për shkak të situatës me pandeminë. Kjo shtyrje ka bërë që të vonohet regjistrimi i studentëve në institucione të arsimit të lartë.
MASH-i ka konfirmuar se është duke i trajtuar kërkesat e universiteteve për shtyrjen e afatit për regjistrim dhe vendosjen e studentëve në sistemin pëmenaxhimin e informatave në arsim.