16-04-2024

Sot mbahet Provimi i Maturës, këto janë qendrat e testimit në Prizren

Rreth 8. 300 maturantë, të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore në afatin e parë, pritet t’i nënshtrohen edhe një herë sot.

MASH-i ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtij provimi sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Lexo edhe:

Prizreni me performancë të dobët për Arsimin parauniversitar (Dokument)

Referuar DKA-së në Prizren, Provimi i Maturës do të mbahet në këto shkolla (qendra të testimit):

  1. “Gjon Buzuku” në Prizren
  2. “Remzi Ademaj” në Prizren
  3. “11 Marsi” në Prizren
  4. “Ymer Prizreni” në Prizren
  5. “Luciano Motroni” në Prizren
  6. “Qendra e Kompetencës” në Prizren
  7. “Q.B. Nënë Tereza” në Prizren
  8. “Fatmir Berisha” në Prizren
  9. “Fadil Hisari” në Prizren

Provimi i maturës është dashur të mbahej në korrik, por ishte shtyrë për gusht nga Ministria e Arsimit për shkak të situatës me pandeminë. Kjo shtyrje ka bërë që të vonohet regjistrimi i studentëve në institucione të arsimit të lartë.

MASH-i ka konfirmuar se është duke i trajtuar kërkesat e universiteteve për shtyrjen e afatit për regjistrim dhe vendosjen e studentëve në sistemin pëmenaxhimin e informatave në arsim.

Asnjë koment

Comments are closed.