27-07-2024

Sot mbyllet për qarkullim për 7 orë rruga Prizren – Prevallë

Kompania “Eskavatori”, e cila është duke kryer punimet në projektin e riparimit të rrugës Prizren-Prevallë, njofton se edhe sot (15.03.2024) nga ora 11:00 deri në 18:00, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim, raporton Gazeta e Prizrenit.

Kjo zgjat deri në përfundimin e minimit të kësaj pjese si dhe deri në kohën kur do të bëhet pastrimi i saj, për të mundësuar qarkullim të sigurt të automjeteve.

Sipas kompanisë, minimi i radhës bëhet në të njëjtin vend ku është intervenuar kohë më parë, në kilometrin e parë Prizren – Prevallë, si intervenim i domosdoshëm, pasi aty ndodhet një shkëmb masiv dhe gërmimi me eskavator është i pamundshëm.

Gjithashtu, kjo kompani ia ka dërguar edhe Policisë së Kosovës kërkesën për të mbështetur dhe siguruar një qarkullim të sigurt automjeteve, thuhet në njoftimin nga kompania. / Gazeta e Prizrenit

Foto ilustrim

Asnjë koment

Comments are closed.