09-07-2026

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë – Prevallë, kjo është arsyeja

Ministria e Infrastrukturës njoftoi se sot do të zhvillohen punime në rrugën Fushë e Pajtimit – Prevallë, ku do të asfaltohet një segment me gjatësi prej 1 kilometri.

Ministria njoftoi se, për shkak të punimeve, do të mbyllet përkohësisht qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë.

“Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike të kërkuara, do të bëhet mbyllja e përkohshme të qarkullimit për segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë, në intervalin kohor 08:00 – 18:00.

Mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik dhe të personelit të angazhuar në punime, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit” deklaron Ministria.

Me këtë rast, udhëtarët janë ftuar të shfrytëzojnë rrugët alternative./IO

⁵

 

Asnjë koment

Comments are closed.