25-11-2024

Sot më ftohtë, priten këto temperatura

Dita e enjte pritet të jetë më e ftohta gjatë kësaj jave me temperaturë minimale që mund të zbres edhe deri në -10 C, me shpërndarjen e vransirave, që më pas krijojnë kushte për kthjellime gjatë ditës.

Kthjellime priten edhe gjatë ditës së premte me temperatura në rritje.

Ditën e shtunë do të ketë vransira kalimtare, që mund të japin gjasa për rrebeshe të shkurta bore në pjesë verilindore të vendit.

Ditën e diel sërish me kthjellime, e të hënën vransirat fillojnë të shtohen.  Orëve të mëngjesit edhe priten mundësi për mjegull dhe ngricë përgjatë ultësirave.

Periudhat më të zgjatura të qetësive dhe fushat e presionit të lartë mbi rajon, edhe krijojnë kushte që ndotësit ajror të mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes dhe në kontenctrime të rritura.  Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë edhe kalon në vlera të dobëta e shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.

Vetëm në pjesë ku mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjatë ditës mund të kaloj në vlera të pranueshme.

13.01 – Shumë ftohtë, kryesisht kthjellët e me diell.

14.01 – Orëve të mëngjesit ftohtë e me vransira kalimtare. Ditën me kthjellime.

15.01 – Pjesërisht vranët, me ngrica në mëngjes.  Orëve të mëngjesit nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të shkurta bore në verilindje të vendit.

16.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull e ngrica.  Ditën kryesisht me kthjellime.

17.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, e ditën vransirat do të shohen.

Temperaturat pas rënies ditën e enjte, më pas do të jenë me tendencë të rritjes në të dy vlerat ekstreme.  Minimalet rriten nga -8C deri në -3C e -2C ditën e hënë, derisa maksimalet shënojnë rritje edhe deri në 5C e 6C ditën e premte dhe shtunë, e ditën e hënë edhe në 8C.  Mirëpo këto temperatura mund të jenë më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull.

Era qetësohet, e do të fryjë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e enjte, e më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë. /rtk

Asnjë koment

Comments are closed.