Sot mot i ftohtë
Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, por rrezet e diellit nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave, pasi që masat e ajrit me origjinë arktike vetëm çka do të jenë më të fuqishme dhe si pasojë, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri 0 gradë Celsius.
Në vend ndërkaq temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit , herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri në 11m/s./GazetaePrizrenit.net