23-11-2024

Sot në Prizren hapet panairi i turizmit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomi në Komunën e Prizrenit, ka njoftuar se sot do të mbahet Panairi i Turizmit, i cili do të mbahet në hapësirat e “Kejit” përballë xhamisë së Sinan Pashës.

Sipas Komunës, në këtë panair do të bëhet prezantimi i produkteve nga tour operatorët, bizneset hoteliere, guidat vendore dhe mysafirët e ftuar.

 

Hapja do të bëhet në ora 12:00 nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

 

Në kuadër të këtij panairi organizohet edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizimi” që do të mbahet në njërin nga hotelet në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.