07-05-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 08:30
Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës).

Ora 09:30 – 10:00
Për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit, bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Ora 12:00
Nën përkujdesjen e ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 20-vjetorit të Betejës së Jeshkovës dhe rënies së 21 dëshmorëve të kombit organizohet Akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl  Berisha” në Prizren).

Ora 14:00
Bëhet promovimi i hapjes së shërbimit 24 orësh në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, ku fillon ofrimi i përkujdesjes shëndetësore edhe gjatë ndërrimit të natës. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.