19-04-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 08:30
Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës  (Ndërtesa e Komunës).

Ora  09:00
Në kuadër të “Ditëve të Arbëreshëve në Kosovë”, një delegacion i arbëreshëve nga Italia do të vizitojë Komunën e Prizrenit. Në sallën e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë” do të mbahet një mbledhje për nder të këtij delegacioni, që më pas do ta vizitojë edhe Lidhjen e Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit.

Ora 14:00
Në sallen e Kuqe të Komunës së Prizrenit do të mbahet finalja e kuizit ekologjik “Nuk kemi planet rezerve”, që organizohet nga shoqata Arasta,  mbështetur edhe nga Komuna e Prizrenit. Pritet pjesëmarrja e Kryetarit, Mytaher Haskuka./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.