26-04-2024

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Ora 10:00
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, në objektin e administratës komunale, do të prezantojnë shërbimet e gjendjes civile për qytetarë, të avancuara me sistemin digjital për menaxhimin e radhës.

Ora 10:30
Në SHFMU ”Lekë Dukagjini” në Prizren mbahet ceremonia e përurimit të projektit për rregullimin e 8 klasave, donacion i KFOR-it turk. Pritet pjesëmarrje e zyrtarëve të lartë lokal dhe të Konsullatës turke në Prizren.

Ora 12:00
Në gjimnazin “Loyola- Gymnasium” bëhet prezantimi i projektit “Loyola- Profesional”. Përveç përfaqësuesve të kompanive të ndryshme dhe të interesuarve tjerë,  do të jenë të pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ambasadorë të shteteve të ndryshme të akredituar në Kosovë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.