Sot në Rusi nis spektakli i futbollit
Sot pritja merr fund dhe futbolli ngjitet në nivelet e tij më të larta. Nis sot Botërori Rusi 2018, ku ndeshja hapëse do të jetë mes vendit organizator dhe Arabisë Saudite.
Takimi do të nisë në orën 17:00, ndërsa nisjes së topit të parë do t’i paraprijë edhe ceremonia hapëse, me interpretimin edhe të këngëtares shqiptare Era Istrefi, e cila është në krah të Will Smith e Nicky Jam në këngën zyrtare të këtij Botërori.
32 skuadra do të luftojnë për trofeun aq shumë të ëndërruar, por vetëm njëra prej tyre do të ketë mundësi për të triumfuar.
Të sigurta janë emocionet dhe spektakli që nisin pikërisht me ndeshjen e sotme Rusi-Arabia Saudite, ndërsa sa i përket fituesit, ai do të mësohet vetëm më 15 korrik./tch/