26-04-2024

Sot në Zym të Hasit mbahen ‘Takimet e Gjeçovit’

Sot, për të 50-ën herë më radhë, në fshatin Zym të Hasit të Prizrenit, mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor, “Takimet e Gjeçovit”.

Ky jubile mbahet nën patronatin e kryetares së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Osmani – Sadriu dhe presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë këtij edicioni do të mbahet manifestimi letare, “Ora e Anton Pashkut”, dhe ndarja e çmimeve tradicionale të manifestimit. Aktiviteti do të mbahet nga ora 12;00.

50 vjetori i “Takimeve të Gjeçovit” do të përcillet më shumë aktivitete kulturore artistike, që do të karakterizojnë pasurinë etno-folklorike të Hasit.

Një program kulturo-artistik të do të prezantohet edhe nga Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” i Zymit.

Asnjë koment

Comments are closed.