17-05-2024

Sot protestë para Qeverisë, kërkohet tërheqja e 30%-shit nga Trusti

Qytetarë të Republikës së Kosovës sot do të mblidhen në një protestë para objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Protesta e cila mbahet pro tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional Trusti, pritet të fillojë në orën 12:00.

Kujtojmë se një ditë më parë, Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk miratoi Projektligjin i cili mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti, kështu që ky Projektligj pritet të shkojë javën e ardhshmë në Kuvend pa miratimin e Komisionit.

Pesë deputetët e pozitës në Komisionin për Buxhet dhe Transfere kanë votuar kundër propozimit që i rekomandon Kuvendit miratimin e Projektligjit për tërheqje nga Trusti, ndërsa pesë deputetë të opozitës kanë votuar për. Ndërkaq deputetja Duda Balje ka abstenuar. /Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.