30-04-2024

Prizren: I dyshuari për shkaktimin e rrezikut në një lokal, përfundon në polici

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e Reshanit, pasi i njëjti dyshohet për shkaktim të rrezikut në një lokal në Lubizhdë të Prizrenit.

Reshani ishte shpallur në kërkim nga 11 maji, kur dyshohet se me armë automatike ka shtënë disa herë në një lokal.

I ndaluari për këtë rast është emër i njohur për organet e drejtësisë me një të kaluar kriminale të konfirmuar nga Gjykata.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.