22-11-2024

Sot, sfida e radhës për Kuvendin e Prizrenit: A do ta bëjë kuorumin opozita?!

Për sot (e mërkurë) është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kuvendit Komunal (KK) të Prizrenit, që për mungesë kuorumi ishte ndërprerë për dy herë radhazi, në fillim të shkurtit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Pas kësaj pauze pasoi edhe një konsulte e partive të opozitës, Vetëvendosjes, LDK-së dhe AAK-së, me ftesë të kësaj të fundit.

Për tejkalimin e gjendjes në Kuvendin e Prizrenit, ndërkaq ka pasur lëvizje edhe nga strukturat qendrore të PDK-së. Sipas burimeve të portalit “Gazeta e Prizrenit”, Adem Grabovci, ditë më parë ka qëndruar në Prizren, në përpjekje për të siguruar vota, për KK dhe stabilitet në organim më të lartë lokal.  

Mbledhja e stome përbën edhe sfidën e radhës së pushtetit përballë opozitës, që ka filluar t’a tregoi “forcën”. Por, a do të ndodh kështu mbetet të shihet, pasi tre përfaqësues të VV-së dhe një i AAK-së kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa, që vepron në kuadër të KK-së. Në këtë seancë ndërkaq nuk u panë dy anëtarët nga LDK.

Opozita nuk ka njoftuar për ndonjë strategji. Mbase mund të përsëritet skenari i fundit,  që të fillojë mbledhja, e më pastaj opozita ta braktis?! Megjithatë opozita e ka frikën te asambleistët “tyxhar”, të cilët për interesa të tyre personale dalin nga qëndrimet apo për shkak të joshjeve e përfitimeve nga pushteti, kundrejt punësimeve të tyre apo familjarëve, tashmë “detyrohen”  të qëndrojnë.

Një burim nga opozita, me kushte anonimiteti tha se qëndrimi i tyre varet nga zhvillimi i situatës në Kuvend dhe mëpastaj koordinimi opozitar.

Kreu i degës së AAK-së, Besnik Krasniqi, tha për Gazetën e Prizrenit se edhe AAK nuk ka ndryshuar qëndrim,  përkundrazi është e përkushtuar ta ndal keqqeverisjen e Shaqir Totajt me çdo mjet. “Veprimet tona do jenë edhe konform frymës së bashkëpunimit me opoziten në Prizren, duke mos e lënë anash në asnjë moment qytetarin e komunës dhe nëse ka vendime të Asamblese, të cilat janë në të mirë të qytetarit, si Aleancë do të veprojmë konform vendimit tonë si degë”, tha ai.

Për mbajtjen e mbledhjeve, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale edhe Statutit të Komunës duhet të ketë kuorum, apo duhet të jenë në sallë së paku 21 nga 41 kuvendarët sa ka gjithsej KK.

Ndryshe, në  mbledhjen e sotme, që fillon nga ora 10:00, është paraparë një numër rekord pre 29 pishash të rendit të ditës. / Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Sërish dështon mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.