Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sot ]në ora 12:00 mbahet manifestimi qendror në Planejë të Hasit të Prizrenit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të merr pjesë në shënimin e kësaj ngjarje.
Manifestimi ka nisur një ditë më parë në Krumë të Hasit të Shqipërisë, ndërsa nga veteranët është vizituar edhe fshati Cahan i kësaj ane, që gjatë luftës ka shërbyer si njëra nga bazat e çlirimtarëve të Kosovës.
Aktivitetet mbahen nën patronatin e Presidentit Thaçi./GazetaePrizrenit.net