08-05-2024

Sot shënohet jubileu i “Shigjetës”, manifestimi qendror në Planejë të Hasit

Në kontekstin e shënimit të 20-vjetorit të operacionit “Shigjeta” në Pashtrik, sot ]në ora 12:00 mbahet manifestimi qendror në Planejë të Hasit të Prizrenit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të merr pjesë në shënimin e kësaj ngjarje.

Manifestimi ka nisur një ditë më parë në Krumë të Hasit të Shqipërisë, ndërsa nga veteranët është vizituar edhe fshati Cahan i kësaj ane, që gjatë luftës ka shërbyer si njëra nga bazat  e çlirimtarëve të Kosovës.

Aktivitetet mbahen nën patronatin e Presidentit Thaçi./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.