15-04-2024

Sot tri ndeshje interesante për titull në Superligë, Ballkani mysafir në Klinë

Sot do të luhen tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni aktual, Ballkani i shkon në udhëtim Dukagjinit. Skuadra suharekase është duke kaluar nëpër një formë të dobët dhe do të synojë që të kthehet te fitorja për të mbajtur vendin e parë në tabelë.

Një tjetër ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në Drenas, ku pretendenti për titull, Llapi do të përballet me Feronikelin 74.

Ndërsa, Fushë Kosova i bën konak skuadrës së Dritës, që është rikthyer në garë për titullin e kampionit.

Të gjitha takimet do të zhvillohen duke filluar nga ora 13:00.

Asnjë koment

Comments are closed.