Sot varroset komandanti i FSK-së, Sejdi Krasniqi

Sot në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit bëhet varrimi i Komandantit të Njësisë së Deminimit në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), Sejdi Krasniqi, shkruan “GazetaePrizrenit”.

Ceremonia e varrimit është paraparë të bëhet në ora 13:30 minuta.

* Ora 10:00 – 11:00 – Homazhe në Kazermën e FSK-së në Prizren.

* Ora 12:00 – Akademia Përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren.

* Varrimi i të ndjerit bëhet me drekë në ora 13:30, në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.

Gjatë luftës në Kosovë, Krasniqi ka qenë epror i lartë i Brigadës 128/S të UÇK-së.