26-04-2024

Rahoveci nis aktivitetet për shënimin e “Muajit të Mërgimtarëve”

Komuna e Rahovecit, përkatësish zyrtari ndërlidhës për diasporë, Muharrem Morina në koordinim me kryetarin e Komunës, Smajl Latifi, drejtorët e drejtorive komunale dhe OJQ-të, që veprojnë në Komunën e Rahovecit, kanë përgatitur një numër të madh të aktiviteteve për shënimin e “Muajit të Mërgimtarëve”.

Aktivitetet janë planifikuar të organizohen gjatë periudhës 16 korrik -15 gusht fillojnë sot, dhe si aktivitet i parë është hapja zyrtare e “Muajit të Mërgimtarëve”, nga Latifi, aktivitet ky që do të mbahet në ora 10:00.

Në këtë ditë, në ora 14:00 në Qendrën Rinore në Rahovec, do të mbahet Punëtori: shkëmbim përvojash dhe idesh të të rinjve të Komunës së Rahovecit dhe atyre të mërgatës, mbi praktikat artistike bashkëkohore.

Informatë e rëndësishme për mërgimtarë është se Kryetari i Komunës, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për zgjatjen e orarit të punës për Zyrtarët e Gjendjes Civile, Zyrës së Pranimit dhe Zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri ora 18 dhe të shtunën nga ora 9: 00 deri ora 12:00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 16 Korrik deri më 17 gusht 2018. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria për Administratë./gazetaeprizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.