24-04-2024

Sot votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti për Liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) që funksionon në kuadër të Parlamentit Evropian sot do votojë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Fillimisht do të këtë miratim të rëndit të ditës, miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve, dhe pastaj nisin temat për të cilat do të votohet në këtë komision.

Nga agjenda bëhet e ditur që takimi nis nga ora 09:00 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Në këtë mbledhje të komitetit, do diskutohet për shtetasit e shteteve të cilat duhet të posedojnë viza gjatë kalimit të kufijve dhe atyre shtetasve të cilët janë përjashtuar nga kjo kërkesë, ku përmendet Kosova.

Pastaj, përditësimi për zbatimin e standardeve të mbetura nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën siç është e përshkruar nga raporti i progresit të 4 majit 2016.

Propozohet për një Rregullore të Parlamentit Evropian dhe Këshillit duke e amandamentuar rregulloren (EC) Nr 539/2001 ku renditen vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza gjatë kalimit të kufijve të jashtëm dhe atyre shtetasve të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë, siç është Kosova.

Fillimisht do të raportojnë Krisogon Kostas për buxhetin e BE-së, Skripek Branislav , dhe në radhë vije Tanja Fajon për çështjen e vizave për Kosovën.

 

Asnjë koment

Comments are closed.