23-11-2024

Spanja-Kroacia, lajm i keq për Interin

Lajm i keq për ekipn e Interit. Sime Vrsaljko është lënduar në angazhim me Kroacinë në ballafaqimin ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi i krahut u ankua në një problem në gjurin e majtë, përcjell “lajmi.net”.

Në pritje të raportit mjekësor, është e vështirë që Inter ta rrezikojë duke e angazhuar në ballafaqimin e radhës ndaj Parmës në Giuseppe Meazza të shtunën.

Më pas vjen Tottenham në xhiron e parë në Ligën e Kampionëve andaj me shumë mundësi dy mbrojtësit e krahut do të jenë D’Ambrosio dhe Asamoah.

Asnjë koment

Comments are closed.