Sot: Liria mysafire e Flamurtarit në Prishtinë

Liria e Prizrenit sot do të përballet me Flamurtarin e Prishtinës.  Ndeshja luhet në kuadër, të xhiros së katërt të IPKO Superligës së Kosovës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “’Xhemail Ibishi’ në Prishtinë”, nga ora 15:45.

Skuadra tjetër e rajonit të Prizrenit, Ballkani i Suharekës, ndërkaq dje e ka ndalë Prishtinën në kuadër të xhiros së katërt të Superligës, duke luajtur baras 1:1, në ndeshjen që u zhvillua në Suharekë.

Kështu pas dy humbjeve të pësuara në dy ndeshjet e fundit, Ballkani arriti ta sigurojë një pikë kundër një kundërshtari aspak të lehtë. /GazetaePrizrenit.net/