01-12-2020

Specialja deklarohet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit …

Prokuroria ua ngriti aktakuzën me 24 prill.

E gjyqtarit të procedurës paraprake nga Haga, i kanë mbetur vetëm edhe tre ditë nga afati gjashtë mujor që ka për të konfirmuar ose jo aktakuzën ndaj dy figurave kyçe të UÇK-së, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Vendimi për aktakuzën e tyre mund të merret me 24 tetor, por nga Specialja thonë se ai mund të mos bëhet publike për një kohë.

Lexo edhe:

A do ta mbajë Haskuka ripremtimin për zhbllokimin e transitit të ri në Prizren?!

“Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedure”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Front Online.

Të njëjtën e thotë edhe avokati i akredituar i Speciales, Skender Musa.

Megjithatë, ky pohon se pavarësisht verdiktit që mund të merret në shkallën e parë, qoftë në favor apo jo të dyshes, Veseli e Thaçi, jo gjithçka merr fund aty.

Ka edhe një skenar që me gjasë do i presë të dyja palët.

“Çështja nuk është perfundimtare, edhe nëse hedhet poshtë, prokurori special bën ankesë dhe lënda shkon në Apel, çka do të thotë se nuk lirohen të pandehurit nëse hedhet poshtë. Ata nuk mund të jenë komodë se nuk do të akuzohen. Edhe në të kundërtën nese aprovohet kërkesa per hudhje të aktakuzës, njëjtë në dy situata, çështja gjithsesi do të shkojë në shkallën e dytë”, u shpreh avokati Musa për Front Online.

Ndryshe në propozim-aktakuzën e publikuar nga Specialja me 24 qershor, presidenti Hashim Thaçi e kreu i PDK-së, Kadri Veseli përmendeshin si të dyshuar për disa dhjetëra vrasje të bëra gjatë luftës.

Asnjë koment

Comments are closed.