Specialja fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së nga Malisheva
Nuhi Krasniqi ish-luftëtar i UÇK-së nga Malisheva, tani avokat është i ftuari i radhës, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Guncati, i cili ka thënë se edhe Krasniqi do të dalë i pastër.
“Sot morra lajmin që avokati dhe luftëtari i liris së UÇK’së z. Nuhi Krasniqi nga Malisheva është thirrur nga gjykata speciale , si gjithë luftëtarët e liris edhe ky do të dali i pastër”, ka shkruar Guncati në Facebook.