Standardet e dyfishta të Vetëvendosjes “parimore”

Shkruan: Batjar Halili

Duke dëgjuar debatin në TV Dukagjini më bëri përshtypje akuza e kandidatit të vetëvendosjes për kryetar të komunës së Podujevës, i cili thoshte që udhëheqja e komunës së Podujevës është e paditur nga 1500 punëtorë të arsimit për shujtat që nuk po i paguan komuna e Podujevës.

Nuk e di nëse Shpejtim Bulliqi është i vetëdijshëm që bashkëpartiaku i tij kryetari i komunës së Prizrenit është i paditur nga të gjitha shkollat e Prizrenit me rrethin për shujtat që nuk i ka paguar komuna e Prizrenit.

Kjo të len përshtypjen që Kosova është e ndarë në shtete si Amerika dhe kryetarët nuk mund të bisedojnë me njëri – tjetrin për detajet. Mbase Zotëri Bulliqi nuk komunikon me kryetarin “model” të vetëvendosjes Mytahir Haskuka në Prizren për ta patur “model” të komunës nëse fiton.

P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.