Stoli ari dhe para, vidhen në një shtëpi të Gelancës së Suharekës
Stoli ari dhe një sasi parash, janë raportuar të jenë vjedhur në një shtëpi të fshatit Gelancë të Suharekës, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Sipas policisë, rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 22:30.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë parash dhe një sasi stoli ari”, thuhet në raportin e policisë.
Nuk njoftohet për ndonjë person të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Një rast i ngjashëm i vjedhjes dhe në të njëjtën kohë është raportuar edhe në në një shtëpi të fshatit Ratkoc të Rahovecit./GazetaePrizrenit.net