24-04-2024

FBK-ja jep dënime të ashpra për Yllin dhe gjyqtarët e tavolinës zyrtare!

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales ndërmjet KB Golden Eagle Ylli dhe KB Rahoveci që është zhvilluar me datë 26.04.2019 në Suharekë i ka takuar skuadrës nga Rahoveci e cila arriti të rëmbente fitoren e dytë rresht në Suharekë.

Ndeshja në parket ishte mjaft e rivalizuar dhe e fortë nga të dy skuadrat por njëkohësisht ndeshja është përcjellur me shumë tensione nga tifozët e Yllit, pothuajse gjatë tërë ndeshjes kishte fyerje në drejtim të skuadrës mysafire e ku në çastet e fundit të ndeshjes ka eskaluar situata nga tifozët vendas të cilët kanë filluar të hudhnin shishe dhe mjete të forta në drejtim të lojtarëve të KB Rahovecit e ku gjatë gjuajtjeve të lira është goditur lojtari i Rahovecit Arian Qollaku.

Me të fishkëllyer gjyqtari i ndeshjes për përfundimin e lojës publiku Suharekas nisi të gjuante me shishe të plastikës si dhe gjësende tjera të forta e kjo nuk i ka ikur vëzhguesit të ndeshjes i cili në raportin e tij i ka theksuar këto veprime të tifozëris vendase.

Në vazhdim ju sjellim dën.imet për skuadrën e Yllit:
1.KB.Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.4 dën.ohet me 500 euro. Hudhja e gjësendeve të forta (goditja e lojtarit Arian Qallaku, KB Rahoveci) nga ana e shikuesve vendas.

2.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 52.1 te PG dën.ohet me 100 euro.

3.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.3 te PG dën.ohet me 300 euro.

Çfarë bie në sy në këtë raport është se përpos skuadrës së Yllit janë dën.uar edhe dy gjyqtarë të tavolinës zyrtare për fshehje të fakteve në favor të skuadrës së Yllit:

4.Bajramcurr Berisha , gjyqtari I tavolines zyrtare Konform Nenit 54.2 te PG ( paraqitja jo objektive e proceverbalit dhe fshehja e fakteve) dën.ohet me 4 ndeshje.

5.Dibran Gashi, FIBA gjyqtari I mbajtjes se statistikave Konform Nenit 54.2 te PG ( paraqitja jo objektive e statistikave Live dhe fshehja e fakteve) dën.ohet me 4 ndeshje./RahovecPost/

Asnjë koment

Comments are closed.