18-08-2019

Aksion pastrimi nga ndotja e Urës së Gurit, mesazhe edhe ndaj institucioneve

Drejtues dhe anëtarë të OJQ “ Arasta” në Prizren, të hënën kanë realizuar një aksion për pastrimin e hapësirave tek “ Ura e Gurit”, e cila është ndotur nga kryerja e nevojave fiziologjike të qytetarëve të pandërgjegjshëm.

Kërkohet që institucionet përkatëse të merren me mirëmbajtjen e objekteve të veçanta në Qendrën Historike, dhe të mendojnë për ndërtimin e një WC-je publike. Kohëve të fundit, është shëpeshtuar numri i qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët nevojat e tyre fiziologjike i kryejnë në këndin e “ Urës së Gurit”. Një gjë e tillë ka nxitur drejtuesit dhe anëtarët e OJQ “ Arasta” që të pastrojnë vendin nga kundërmimi i rëndë, si dhe duke vendosur në mënyrë simbolike dy vaska.

Drejtori ekzekutiv i këtij organizmi, Agon Gashi, tha se duke parë gjendjen e krijuar në një nga vendet më atraktive për vizitorët e shumtë, jemi detyruar të ndërmarrim këtë aksion për pastrimin e Urës, si dhe për të përçuar mesazh për mirëmbajtje të saj dhe në këtë pjesë të qytetit të ndërtohen një WC publike. Ai për gjendjen e krijuar fajësoi institucionët, dhe kërkoi nga ato që të angazhohen konkretisht për të mos vijuar me ndotjen e pakëndshme që po iu bëhet objekteve të rëndësishme që ka Prizreni.

Ndryshe, ndotja dhe kundërmimi nga aroma të pakëndshme në këtë Urë ka qenë dukuri e kahershme, ndërsa së fundi është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve të pandërgjegjshëm, të cilët jo vetëm që kryejnë nevojat fiziologjike aty, por gjuajnë dhe lënë mbeturina të shumta./tvprizreni.info/

Asnjë koment

Comments are closed.