Stoli ari dhe para të gatshme janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë, ndërsa nuk njoftohet për të arrestuar, raporton Gazeta e Prizrenit.
Raporti i policisë:
“Fsh. Kobaj , Prizren 10.02.2021-20:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se të dyshuar të panjohur, kanë depërtuar në shtëpinë e saj ku kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”.
Do theksuar se një rast tjetër i ngjashëm i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë edhe në fshatin Nishor të Suharekës. /GazetaePrizrenit.net