Në një shtëpi të fshatit Gjonaj të Hasit, hajnat kanë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri.
Sipas Policisë, viktima nuk gjendej në shtëpi pasi ishte me punë të përkohshme në Maqedoni.
“Viktima ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty janë vjedhur stoli ari dhe dy armë zjarri të cilat i kishte me leje”, thuhet në raportin e Policisë, pa dhënë detaje se në cilën lagje ka ndodhur rasti. /GazetaePrizrenit.net/