24-11-2024

Studentët e diplomuar në Turqi u takuan në Prizren

Në qytetin e Prizrenit është mbajtur takimi i studentëve të diplomuar në Turqi, nga Presidenca e Turqise për turqit jashtë vendit dhe Komunitetet Mike (YTB), raporton Anadolu.

Në këtë aktivitet morën pjesë kreu i Bordit drejtues të Fondacionit “İlim Yayma”, Necmettin Bilal Erdoğan, ministri i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, ambasador i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, nënkryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, ndërsa po ashtu pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësues të organizatave joqeveritare, të diplomuar turq dhe të ftuar tjerë.

Në fjalën e tij, Bilal Erdoğan tha se Türkiye sot pret më shumë se 300 mijë studentë ndërkombëtarë për shkak të avantazheve që ofron.

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës, Damka tha se ai ishte ndër kosovarët e parë që diplomoi në universitetet turke.

Ambasadori Angılı vuri në pah lidhjen midis dy popujve si dhe marrëdhëniet shtetërore midis Türkiyes dhe Kosovës.

Në qytetin e Prizrenit, Erdoğan u takua po ashtu me studentë që studiojnë në Universitetin e Prizrenit dhe nxënësit në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”.

Asnjë koment

Comments are closed.